Transformimi i Rinasit, në tre vite u dyfishuan pasagjerët

Sot transporti ajror në Shqipëri ka marrë një zhvillim tejet të madh, duke u bërë dhe një faktor i rëndësishëm në rritjen ekonomisë së vendit. Rritja e numrit të vizitorëve , që kapi shifrat e 10 milionë, ka bërë që në territorin shqiptar të ketë më shumë fluturime së disa vite më parë.

Vetëm pak ditë më parë në këtë aeroport zbriti pasagjeri i 7 milionë. Dyfishimi i numrit të udhëtarëve ka rritur të paktën me 5% ekonominë Prodhimin e Brendshëm Bruto sipas raporteve të agjencive ndërkombëtare por dhe ekspertëve të ndryshëm.

Ky ndryshim erdhi pas shtimit të linjave të transportit lowcost. Para disa viteve aeroporti I Rinasit ishte monopol, duke diktuar për udhëtarët çmime tejet të larta. Por në vitin 2020 me ardhjen e “Kastrati Group” në krye, pronarët zgjodhën të ulnin tarifat si dhe të investonin shuma të mëdha parash për modernizimin e shërbimeve të aeroportit.

Shtimi linjave po ezauron kapacitetet, kështu që e vetmja mundësi që kanë autoritetet është që të shtojnë terminalet ose të ndërtojnë një të dytë. Rritja e vazhdueshme e numrit të pasagjerëve pasqyron suksesin e nismave strategjike të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës që synojnë rritjen e fluturimeve lidhëse dhe aksesit.

SHKARKO APP