Transformimi prek edhe Saukun, rrugë të reja për banorët

Një tjetër lagje në kryeqytet është transformuar tërësisht duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetës së qytetarëve.

Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë me mjetet e saj dhe me punëtorët për ndërtimin e një lulishteje të re në zonën e Saukut dhe asfaltimin e rrugicave sëbashku me infrastrukturën nëntokësore që e lidhin këtë lagje me rrugën “Hermann Gmeiner” duke zgjidhur në këtë mënyrë një shqetësim disa vjeçar për banorët e lagjes së populluar pas viteve ‘90.

Bashkë me asfaltimin, për herë të parë kjo lagje do të ketë edhe sistem ndriçimi si dhe hapësira të dedikuara për të pushuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ashtu siç ka premtuar kryebashkiaku Veliaj, ku çdo vit Bashkia e Tiranës rehabiliton 50 blloqe banimi, duke përmirësuar tërësisht kushtet e jetesës së banorëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?