Transparenca e qeverisë në rënie, renditet e 4 në rajon

Transparenca dhe llogaridhënia e qeverisë shqiptare ka pësuar përkëqësim nga viti i kaluar me një rënie prej 3% duke u rënditur e katërta në 6 vendet e rajonit.

Të gjitha qeveritë e Ballkanit kanë paraqitur regres në nivele të ndryshme me përjashtim të Maqedonisë. Madje sipas raportit të rrjetit të organizatave të Shoqërisë Civile në vendin tonë qeveria shënon shifrat 0% të transparencës kur flitet për veprimtari që lidhen me paratë e shtetit.

Aldo Merkoçi, Lëvizja MJAFT: Të gjitha qeveritë e rajonit kanë paraqitur regres në nivele të ndryshme, me përjashtim të Maqedonisë. Në kuadër të hapjes dhe transparencës ne renditemi të katërtit në rajon. Një nga problemet që është vënë re është mungesa e stafit të kualifikuar dhe të njohura me politikën e transparencës. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Por përveç ekzekutivit, edhe ministritë  në krahasim me vendet e rajonit kanë mungesë transparence dhe përformancë të dobët, duke lënë pas vetëm Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aldo Merkoçi, Lëvizja MJAFT: Ministria e cila ka rezultuar me performacën më të mirë është ajo e Kulturës, ndërsa performancën më të ulët e ka ministria për Europën dhe Punët e Jashtme. 

Gjithashtu sipas këtij raportit, 29% e institucioneve të ekzekutive  nuk kanë një website. Ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes së Falimentit dhe Agjencia Rajonale e Sistemit Shëndetësor kanë performancën më të dobët me 0% të hapjesinstitucionale.

Për të realizuar këtë studim Rrjet i oragnizatave të Shoqërisë Cicile në rajon janë marrë në shqyrtim 80 tregues për 275 institucione, duke mbledhur 15 mijë të dhëna në periudhën Dhjetor 2017-Shkurt 2018.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?