“Transport publik falas”, deputetja Denaj: I uroj fat Këlliçit, por është premtim populist

Belind Këlliçi, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kryetar të bashkisë Tiranë, ka premtuar që nëse e fiton garën për kryeqytetin, do ta bëjë transportin publik falas.

Ish-ministrja e Financave Anila Denaj e zhvlerësoi këtë premtim të Këlliçit. “Në 2021 unë përballa me propozimet e papërballueshme të opozitës që ishte edhe më e bashkuar. Është shumë kollaj të flasësh kur nuk ke në dorë financat e njësisë vendore, në këtë rast të bashkisë. Unë do ta zhvlerësoja. Unë nuk besoj te gjëja falas, nga eksperienca ime në 30 vite”,-tha në ”A2cnn”.

Deputetja e PS-së, thotë edhe se në rastin e transportit publik, bëhet fjalë për një shërbim që ka nevojë për t’u përmirësuar në infrastrukturë dhe në raste të tilla ka nevojë për financim. AJo i uroi fat Këlliçit me këtë premtim që ka shkaktuar jo pak reagime, Denaj shtoi se është një vendim populist dhe jo i qëndrueshëm.

SHKARKO APP