Transporti publik ”peng” i qeverisë dhe Komitetit të Ekspertëve
Transporti publik ende nuk është hapur dhe kjo situatë ka shkaktuar një përplasje mes qeverisë dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve për Covid-19, duke mbajtur ”peng” këtë shërbim. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, tha se për hapjen e transporti publik e ka tagrin Komiteti Teknik i Ekspertëve por mjeku Tritan Kalo, pjesë e këtij komiteti, ka theksuar ky komitet është ngritur për të hartuar draft-dokumente dhe për të këshilluar në lidhje me mirëmenaxhimin e pandemisë dhe monitorimin e saj, dhe jo për të marrë atribute vendim-marrëse/legjislative, pasi kjo i takon organeve të ekzekutivit aktual.