Transporti publik rinis në 15 Qershor, Memaj: Nuk do të dalim nëse nuk do të na plotësohen kushtet tona

Shoferët dhe përfaqësuesit e 10 shoqatave të transportit publik dhe ndërqytetas janë duke organizuar një protestë përpara Ministrisë së Kulturës, pas vendimit të qeverisë shqiptare që puna e tyre të fillojë nga data 15 Qershor.

Përfaqësuesit e këtyre shoqatave thotë se kanë shumë shqetësime me rinisjen e punës, që do të fillojë me kushte shtesë për ta, duke nisur që nga kapacitetet me 70% që do të lëvizin të gjitha mjetet.

Ata thonë se mbetet e paqartë se kush do ti paguajë kostot e tyre shtesë, pa harruar faktin që këto tre muaj kanë qendruar pa punë dhe kanë përfituar vetëm pagën e luftës, për të cilën thonë se është e pamjaftueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dashnor Memaj, nga Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban Veri, gjatë një intrevistë për Fax News, deklaroi se ato nuk do të rinisin punën të hënën, nëse qeveria nuk plotëson kërkesat e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

“I kemi dërguar kërkesat tona. Dje në ditë pushimi dhe as nuk jemi lajmëruar fare. Ne prej kohësh kërkojmë që të fillojmë punën. Ne na intereson që Ministria e Infrastrukturës të ketë një paketë të mirfilltë për transportin rrugor.

Kërkuam heqjen e akcizës për blerjen e naftës pasi është me një çmim shumë të lartë. Ne kemi qenë gati të fillojmë që me datë 1 qershor. Ne nuk jemi të qartë sesi do të funksionojë. Po na shtojnë disa kosto të shtuara dhe duam të dimë nëse ne ofrojmë me 70%, duam të dimë çfarë do të na ofrojë shtetit ne.

Nëse ne nuk na plotësohen kërkesat, që janë 6 të tilla ne nuk do të dalim. Ne nuk duam ta rrisim biletën për qytetarët, por ne kërkojmë ndihmë nga shteti, plotësimin e këtyre pikave siç është ulja e TVSH-së.”- tha Mema.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?