Transporti urban: Çmimi i biletave do të rritet 30% nëse…

Rreth 15 milionë euro humbje parashikohet të ketë sektori i transportit ndërqytetas dhe rrethqytetas vetëm nga periudha e bllokimit të aktivitetit që prej 12 marsit.

Kryetar i kësaj shoqate, Eneo Sulejmanaj thotë se kjo është humbja më e madhe në këtë sektor

Eneo Sulejmanaj: “Në këto dy muaj që ka qenë i mbyllur shërbimi me përllogaritjet tona humbjet janë 15 milionë euro.” 

Swiss Digital Desktop Reklama

Për daljen nga kjo situatë ai shprehet se ka paraqitur dy propozime për rimëkëmbjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Eneo Sulejmanaj: Kemi propozuar që të ulet akciza e naftës, pra blerja e naftës pa akcizë për transportin urban, që të mos impaktohet drejtëpërdrejtë në rritjen e cmimit të biletave. Nëse qeveria nuk e merr parasysh zgjidhja do të jetë rritja e çmimit të biletave në masën 30%  

Por sikur të mos mjaftonin të gjitha këto pagën e luftës e kanë përfituar vetëm 10% e punonjësve.

Eneo Sulejmanaj: “90% e punëtorëve nuk e kanë marrë pagën e luftës, arsyet janë të ndryshme”

Në këtë sektor janë të punësuar 15 mijë njerëz ku 5 mijë prej tyre rrezikojnë të humbin vendin e punës. Ata kërkojnë ndihmën e shtetit në mënyrë që të mos shkojnë drejt falimentimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?