Transportonin me 3 automjete 16 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 48-vjeçari

“Rrjeta” u kodua një operacion i policisë së Lushnjës, gjatë të cilit u vu në pranga një person i shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Rrjeta” të zhvilluar ditën e djeshme. Gjatë operacionit “Rrjeta”, i ndaluari dhe dy shtetas të tjerë transportonin me 3 automjete, 16 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, si rezultat i punës së mirëkoordinuar me Policinë e Shkodrës, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim, Artan Gjyla, 48 vjeç, banues në Lushnjë.

48-vjeçari ishte i kërkuar në kuadër të operacionit “Rrjeta”, të zhvilluar ditën e djeshme, nga DVP Shkodër, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjyla dhe dy të tjerë (njëri i arrestuar gjatë operacionit dhe tjetri ende në kërkim), në fshatin Vukpalaj, Kastrat, zbritën nga 3 automjete, 16 emigrantë që po transportoheshin drejt Malit të Zi, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, drejt vendeve të BE-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të DVP Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?