Transportonin shqiptarët në Angli, gjykata dënon dy trafikantët e qenieve njerëzore
Transportonin shqiptarët në Angli, gjykata dënon dy trafikantët e qenieve njerëzore
Një trafikant i qenieve njerëzore së bashku me një angleze janë dënuar nga gjykata britanike pasi u kapën duke futur ilegalisht tetë emigrantë shqiptarë.
Trafikanti James Wisbey u përpoq të sillte emigrantët përmes Kanalit anglez nga Franca për në Britaninë e Madhe duke vendosur në rrezik jetën e shqiptarëve gjatë një stuhie dhjetorin e vitit të kaluar.
Të tetë shqiptarët u gjetën në një plazh të vogël dhe kaluan linjën kryesore hekurudhore Paddington-Penzance përpara se të ngjiteshin në një shteg shkëmbi.
Wisbey dhe Faye Miles u arrestuan të dy në plazh. Pasi u kapën nga policia anglezi Wisbey tha se “herën tjetër do ta bëj siç duhet dhe s’do të bëj asnjë rrugë të shkurtër”.
KOHA JONË SONDAZH

