Transportonte 12 emigrantë të paligjshëm, në pranga 25-vjeçari në Lezhë

Vazhdojnë përsëri tentativat për dhënie ndihmë për kalime të paligjshme në kufi.

Kësaj rradhe policia ka arrestuar ne flagrancë një shtetas 25 vjeçar i cili po transportonte 12 shtetas siriane me autobus.

Këta të fundit kishin hyrë në territorin shqiptar në mënyrë të paligjshme.

Policia arrestoi në flagrancë një 25-vjeçar me iniciale E.B. me banim në Durrës.

Ai u kap në aksin Milot-Morinë pasi drejtonte mjetin tip “Volkwagen” me 12 persona në mjet.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorise pranë Gjykates se Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme hetimore ku rëndon akuza e veprës penale “ Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit “

SHKARKO APP