“Transumanca” në UNESCO, ministrja Margariti tregon se çfarë përfitojmë

Pasi xhubleta u fut në UNESCO, tashmë është përfshirë edhe Transumanca në listën e trashëgimisë kulturore.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti thotë se kjo arritje do të sjellë forma të reja turizmi për Shqipërinë. Shqipëria u shpreh ministrja Elva Maragariti kishte aplikuar më një dosje të përbashkët me Spanjën, Andorën, Kroacinë, Francën, Luksemburgun dhe Rumaninë.

”Përfitojmë nga të futurit në një hartë më të gjerë të kësaj dukurie. Kjo i lidh të gjitha itineraret në mënyrë organike dhe sjell më tepër mundësi për një lloj truizmi kulturor ndryshe. Jemi duke punuar dhe duke sjell forma të reja të turizmit. Të gjitha ata që janë të përfshirë në këtë ritual përfitojnë”, theksoi ajo.

SHKARKO APP