Trashëshia e borës arrin në 10 cm në Elbasan, mbyllen shkollat e katër fshatrave

Reshjet e dendura të shiut dhe të dëborës janë rikthyer sërish në vendin tonë duke shkaktuar problematika të ndryshme.

Emergjencat Civile në Elbasan bëjnë me dije se dëbora ka arritur në lartësinë 10 cm në aksin rrugor Librazhd-Steblevë, por nuk është ndërprerë qarkullimi i mjeteve.

Akutlaisht, kanë dalë jashtë funksionit disa kabina që furnizojnë me energji elektrike Nj.A Zavalinë, Labinot Fushën, Lagjen Nr.2 të Bashkisë Elbasan dhe Nj.A Orenje e Polis në Bashkinë Librazhd si dhe Nj.A Grabovë në Bashkinë Gramsh.

Ndërsa shkollat e katër fshatrave në njësinë administrative Kukur nuk zhvillojnë mësim pasi kanë dalë ujërat e përrenjve, të cilat rrezikojnë kalimin e nxënësve për në shkollë. Sa i përket prurjeve në lumin Shkumbin, ende është larg pikës kritike ndërsa përroi i Zaranikës ka pasur rënie në krahasim me një ditë më parë.

Njoftimi i plotë:

Gjatë natës kemi pasur reshje shiu me intensitet të mesëm e të lartë në gjithë qarkun dhe reshje dëbore në lartësi, ku sipas të dhënave të shërbimit metereologjik në Elbasan kemi pasur 38 mm shi.

Lumi Shkumbin ka pasur prurje të konsiderueshme, por larg pikës kritike, ndërkohë që përroi i Zaranikës në krahasim me ditën e djeshme ka pasur një rënie të prurjeve.

Në orët e mëngjesit të sotëm forcat e MZSH dhe punonjësit e emergjencave civile dhe ASHP të bashkisë Elbasan kanë ndërhyrë për ndihmë në fshatin Balez, Nj.A Bradashesh pasi ujërat e përroit të Balezës, kanë rrezikuar të hyjnë në banesë, si dhe në kasollen me bagëti.

Në akset rrugore kemi prani gurësh, inertesh e aluvionesh, por janë të gjitha të hapura dhe të kalueshme. Në aksin rrugor Librazhd-Stebleve prej disa orësh kemi prezencën e dëborës në lartësi 10 cm. Nuk është ndërprerë qarkullimi i mjeteve.

Në furnizimin me energji elektrike, kemi disa kabina jashtë pune ne Nj.A Zavaline, Labinot Fushe, Lagja Nr.2 te Bashkisë Elbasan dhe Nj.A Orenje e Polis në Bashkinë Librazhd si dhe në Nj.A Grabovë në Bashkinë Gramsh.

Në Nj.A Kukur kemi shkollat e 4 fshatrave që nuk zhvillohet mësim nga dalja e ujërave të përrenjve që rrezikojnë kalimin e nxënësve për në shkollë.

SHKARKO APP