Trauma/Qytetarët në skaner përpara se të marrin shërbimet jo për Covid-19
Nëse ke probleme që nuk lidhen me COvid-19 dhe paraqitet te Spitali Universitar i Traumës, si fillim duhet të testohet për Covid-19 te çadrat e ngritura jashtë godinës. Kur pacienti hyn në çadër ai duhet të plotësojë një formular në lidhje me historikun e tij të udhëtimit, nëse ka pasur kontakt me një person të infektuar me Covid-19, apo ka shfaqur simptoma, si dhe sëmundjet nga të cilat ai vuan.
“Në kohën që gjithë parametrat dalin brenda kushteve normale, ai shoqërohet për te urgjenca e traumës….Në momentin që ne vërejmë shenjat klasike të Covid-it, temperaturë, kollë, atëherë jemi të detyruar ta mbajmë pacientin këtu, të lajmërojmë 127, dhe të bëjmë të gjitha procedurat e duhura për të marrë tamponat”.
Një postobllok i policisë është ngritur jashtë spitalit universitar të traumës. Ekzaminimet bëhen me qëllim evidentimin e personave të infektuar dhe parandalimin e përhapjes së virusit korona. Në Shqipëri deri në 27 mars janë 186 persona të infektuar me Covid-19, dhe 8 viktima.