Trazirat në SHBA, Erdogan: Turp për demokracinë, shpresojmë në tranzicion paqësor më 20 janar

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se sulmi në Kongresin amerikan nga mbështetësit e presidentit aktual, Donald Trump është një turp që ka “tronditur njerëzimin”.

Erdogan, i cili ka një miqësi me presidentin Trump, kishte pritur tre ditë para se ta uronte Joe Bidenin për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Por, ai nuk hezitoi që të dënojë ngjarjet e dhunshme të së mërkurës që sipas tij ndodhën në “të ashtuquajturin djep të demokracisë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky është turp për demokracinë”, u tha Erdogan gazetarëve të premten në Stamboll.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Shpresojmë që tranzicioni (i pushtetit) te Biden në 20 janar të jetë paqësor dhe se paqja do të kthehet në Amerikë”, tha presidenti i Turqisë.

Marrëdhëniet e Ankarasë me Uashingtonin u përkeqësuan pas grushtshtetit e dështuar më 2016, për të cilin Erdogan e fajëson një klerikun fetar Fetullah Gulen, që gjendet në SHBA. Uashingtoni ka refuzuar thirrjet e Ankarasë për ekstradimin e Gulenit.

Megjithatë, miqësia e Erdoganit dhe Trumpit ka ndihmuar që Turqia të mos jetë subjekt i sanksioneve amerikane, për shkak të përkeqësimit të të drejtave të njeriut.

/REL

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?