Tre autorët e vrasjes së trefishtë, mbi 200 forca policie për kapjen e tyre

Policia e Krujës ka identifikuar autorët e masakrës që ndodhi mbrëmjen e së premtes në Thumanë. Sipas burimeve zyrtare ata janë shtetasit: Pëllumb, Daniel dhe Besnik Kora.
Janë angazhuar mbi 200 forca policie, me përforcime nga Durrësit dhe kryeqyteti,  që janë në terren për kapjen e tre autorëve të vrasjes së trefishtë. Më bazë të hetimeve të para, dyshohet se ngjarja ka ardhur si pasojë e një konflikti banal mes Pëllumb Kores dhe Arben Çekut.

Në krim dyshohet të jetë përfshirë edhe babai i vëllezërve Kora, Guri Kora, shtuan burimet policore.

ngjarja e rëndë ndodhi në orët e vona të së premtes, ku tre persona mbetën të vrarë dhe një shtetase u plagos, në Thumanë të Krujës.

SHKARKO APP