Tre ditë luftë me bandat, si e mbrojtëm Aeroportin e Rinasit në 1997

Kapllan Xhangolli, ish-shefi i Komisariatit të Rinasit në vitin e errët 1997, flet 20 vjet më pas për gazetarin Roland Qafoku në emisionin “Debati në Channel One”.

Zoti Xhangolli si e kujtoni ngjarjet e fillim vitit 1997 kur shteti ra dhe gjithçka u kthye në kaos? Ju ishit shef i komisariatit të Rinasit, aeroporti i vetëm në vend dhe një institucion i sigurisë më të lartë të mundshme. Si u arrit kjo?

Që në fillim të vitit të ri, 1997, dukej që situata po rëndohej. Popuilli kishte humbur paratë në firmat piramidale dhe ndjehej një tension i madh në vend. Duke parë këtë situatë ne si polici në Rinas morëm masat e duhura. Më kujtohet që gjatë kohës që isha në Minisrinë e Brendshme në punët e përditshme që unë kisha me eprorët e mi, më thërrasin dy këshilltarët e presidentit Berisha, Genc Pollo dhe Kolec Topalli. Biseda me ta ishte nëse mund të mbrohej Aeroportin i Rinasit nga një sulm i mundshëm nga grupe kriminale. Unë natyrsht u kërkova mjete në dispozicion sepse policia e Rinasit kishte shumë pak mjete dhe në fakt mora një farë ndihme. Por ngjarjet më pas agravuan aq shpejt sa nuk kishte më vend për dyshime. Situata sa vinte dhe rëndohej.

Zoti Xhangolli, cili ishte moment kur ju menduat që situata ishte vërtetë keq?

Por ishte një moment besoj që na bëri të kuptojmë qartë. Politikanët nisën të dërgojë familjet jashtë shteteit nëpërmjet Rinasit. Ne shikonim që në janar politikanë të rangut të lartë, zyrtarë drejtues institucionesh po nxirrnin jashtë familjet e tyre, bashkëshortet, fëmijët dhe të afërmit. Ne që në datën 10 janar kaluam në gatishmëri numër 2 që do të thoshte që 50 për qind e efektivit ishte në repart dhe 50 përqind pushim.

Ju thatë të rangjeve të larta. Cilët përfishen në këtë?

Ju thashtë që ishin nga më të lartat. Mund tju them kishte edhe ministra të qeverisë së asaj kohe.

A ishin mes tyre familjarë dhe të afërm të familjes së Presidentit të Republikës zoti Sali Berisha dhe e kryeministrit zoti Aleksandër Meksi?

Me përgjegjësi ju them që këto dy familje nuk ishin mes atyre që dërgonin familjet jashtë. As familja e zotit Berisha as familja e zotit Meksi nuk ishin pejsë e këtyre largimeve. Por të ministrave të qeverisë po, ishin. Dhe siç thatë edhe të zyrtarëve të lartë të tjerë.

Sipas jush përse erdhi kjo situatë?
Populli kishet futur para në firmat piramidale. Unë dhe besoj shumica e punonjësve të Rinasit jemi nga ata të rrallët që nuk futëm para në firmat piramidale. Kjo edhe për faktin se ne shikonim me sytë tanë se çbënin drejtuesit e këtyre firmave. Kur shikoja Vehbi Alimuçën dhe drejtues të tjerë të firmave që merrnin çarter vetëm për të shkuar nga Tirana në Athinë dhe pastaj në Barcelonë, në Paris dhe ktheheshin brenda ditës në Tiranë m’u krijua bindja se drejtuesit e firmave po harxhonin paratë e këtij popilli. Kështu që unë nuk mund të fusja para në firma. Në këtë situatë edhe ne nisëm kontrollin e imtësishëm, sepse që në nëntor dhe dhjetor 1996 kishim informacione dhe dyshime sepse këta mund të transferonin para jashtë Shqipërisë. Madje, në një rast më kujtohet që kishim një informacion që një avion që u ngrit në fluturim i bëmë thirrje në dalje të kufirit tonë që të kthehej urgjent në Rinas sepse në rast të kundër do qëllohej me artileri. Ai u kthye por nga kontrolli që i bëmë në Rinas nuk rezultoi se kishte para.

Si nisi agravimi i situatës?
Më 15 shkurt nisën largimet e familjarëve të diplomatëve të huaj. Madje edhe të vetë diplomatëve. Dukuria ishte që numri i atyre që dilnin jashtë ishte shumë i madh, ndërsa ia tyre q ë hynin në Shqipëri shumë I vogël.

Kur morët vendimin që ju do ta mbronin Aeorportin?
Ditët më të vështira filluan më 9 mars. Aty filloi përballja e stafit të policisë me keqbërësit. Por shteti kishte rënë dhe nëse unë deri një ditë më parë isha shef i komisariatit, kur ky shtet kishte rënë çfarë isha? Asgjë. Kështu që unë nuk mund të jepja më urdhra. Por përgjegjësia ndaj betimit që kishim bërë si ushtarak ishte më e madhe se sa kjo. Mblodha të gjithë efektivinn dhe i rreshtova në ambientet e komisariatit. Ishin rreth 130 policië në rresht. E bëra rreshtimin, sepse sipas rregullit ushtarak nëse dikush është në rresht është më pak i prirur për çrregullsi. Mora fjalën dhe u thashë: Shteti ra. Nga ky moment unë nuk jam më shef i komisariatit, por një si të gjithë ju. Unë jam një oficer i thjeshtë policie. Por ama këtë Aeroport do ta mbroj, sepse ky është momenti që ose do të nderohem ose do të turpërohem. Komandantin do ta zgjedhim një prej nesh. Kush mendon si mua të më thotë. Nisën fjalimet e para që më dhanë shumë kurajo. Dikush tha që unë kisha qenë dhe do isha komandant. Nisën ovacione dhe u duke se morali u ngrit. U tha që do ta mbronin aeroportin. Por ama nga 130 efektiva brenda pak orëve numri shkoi në 90. Ata 40 nxorën justifikime të tipit jemi sëmurë, kishin një hall në shtëpi e të tjera si këto. Megjithatë, për mua 90 policë dhe oficerë ishin jo pak. U ngroha shumë nga ai solidaritet. Parimi ynë ishte të tregonim forcë, por të mos përdornim forcë.

A mund të na kujtoni se çfarë i thatë familjes kur mroët vendimin që do ta mbronin me çdo kusht Rinasin?

I tashë bashkëshortes se do ikja në Rinas dhe ky ishte momenti që do tregonte veten se sa e doja atdheun dhe punën që më ishte besuar. Ishte një moment që edhe vetë kur e kujtoj tani ndjej emocione. Jam i nderuar që mora atë vendim. Natyrisht, bashkë me bashkëpunëtorët e mi. Dua të tregoj diçka: Në pallatin që unë banoja në zonën e “Ali Demit” jetonin 20 familje kryesisht me punonjës dhe oficerë të Ministrisë së Brendshme. Shumica ishte larguar. Në pallat ato ditë mbetëm vetëm katër familje që nuk u larguan. Imagjoni se çfarë situate.

Cili ishte momenti më i keq?

Nisi në datën 9 mars në darkë. Unë organizova bashkë me bashkëpunëtorët e mi rrethimin e godinës së Aeroprorit me bunkerët që ishin në zonën aty pranë që kishin mbetur nga koha e komunizmit. Me anën e një vinçi të avionëve hoqa pjesën e sipërme të disa bunkerëve dhe i vendosa rreth e rrotull godinës në një perimetër 150 metra. Pistën e avionëve e lashë jashtë kësaj mbrojtjeje dhe qëllimi ishte mbrojtja e godinës më të rëndësishme që kishte shteti në ato moment.

Si një ushtarak i vjetër, a e uruat atë që kishte projektuar këto bunkerë?

Në edukatën e ushtarakut asnjë masë nuk është e tepërt. Gjatë komunizmit nuk ka qenë gabim përse u ndërtuan bunkerë. Gabimi ishte përse u ndërtuan 1 milionë bunkerë dhe që nuk kishte mbetur kodër pa bunkerë. Dhe kjo solli rrënimin e skajshëm të ekonomisë. Pra, ata ishin të dosmosdoshëm, por jo në atë masë.

Por masa ekstra a morët?
Po morëm për pejsnë e siëprme të godinës. Në tarracë vendosa mitraloza, snajpera dhe në disa pika të tjera përformocarpjet.

Çfarë ndodhi pas kësaj situate?

Pas mesnatës së 11 marsit nisi beteja e parë. Vrojtuesi në kullë lajmëroi që ishte shkatërruar reparti ushatarak regjimenti i aviacionit që ishte afër nesh. Kjo na pezmatoi shumë. Imagjinoni që në pak orë 200 ushtarë dhe 100 oficerë kishin lënë repartin dhe ai repart me një pasuri të pallogaritshme ishte kthyer në një gërmadhë. Morali ynë pothuajse ra përtokë. E menduam që ata do të ishin mbështetje.

Por në fakt nuk ishte kështu. Rreth orës 02.00 një turmë që nuk e arritëm ta shquanim si numër erdhën me makina nëpërmjet pistës dhe nisën të bënin thirrje dhe duke qëlluar në ajër që të largoheshim. Ishte një situatë realisht e rëndë. Imagjoni errësirën, të shtënat e tyre pa pushim, pistën e bllokuar me makina dhe armët e tyre dhe ne që ishim si në kurth. Por masat e mia taktike nisën të zbatoheshin dhe dhanë efekte. Municionet i kishim gjurmëlënës dhe në mënyrë që çdo e shtënë të linte shenjë në errësirë.

Në fillim mora megafonin dhe u bëra thirrje të largoheshin, por ishte e pamudnur. Madje më thanë “ikni që tani se më pas do jetë vonë. Pas nesh do vinë grupe të mëdha bandash dhe do shkatërronin gjithçka, siç kishin bërë në të gjithë zonën”.

Ishim të rrethuar dhe situate ishte delikate. Por ky ishte momenti kulmor. Dhashë urdhër për të hapur zjarr të pandërprerë vetëm në ajër dhe kjo dha efekt. Një shi zjarri e ndezi flakë qiellin. Vetëm pas gjysmë ore ata u larguan. Aeroporti u mbrojt. Pa gjumë, pa bukë, por me ndjenjën e lartë të detyrës bëmë një akt që sot ndjehemi krenarë.

Kjo ishte nata a parë, ç’ndodhi ditën tjetër?

Më kujtohet se morali u ngrit edhe më shumë kur në Rinas erdhi kryetari i Bashkisë së Tiranës Albert Brojka bashkë me drejtorin civil të Aeroportit. Ata na dhanë ushqime, sepse nuk dispononim dhe kjo ishte shumë për ne. Madje ardhja e tyre ishte edhe një lajm i mirë edhe për familjet tona që nuk dinin se cili ishte fati ynë.

A pati më probleme pas kësaj situate?

Ne menduam se më e keqja kishte kaluar, por në fakt më e keqja po vinte natën e dytë. Një sulm i bandave drejt ndërmarrjes së Siemens ishte fatale për ne. Ajo ndërmarrje gjermane me një investim 50 milionë euro ishte nën sulmin dhe shënjestrën e bandave. Por ne duhet ta mbronim edhe atë. Ishte vetëm 20 metra larg nesh.

Po si e morët vendimin për ta mbrojtur Siemens?

Me këtë rast dua të bëj një mirënjohje për ish-kryeministrin Bashkim Fino që sipas informacioneve është sëmurë dhe ndodhet për kurim në Itali. U shërofsh sa më shpejt zoti Fino dhe ju jam mirënjohës për mbështetjen që më keni dhënë në datën 13 mars, duke ardhur vetë në Rinas. Ai moment është i paharruar për ne, sepse ishte mbështetja e parë e shtetit që na bëri ne. Por një nga porositë e tij ishte të mbronim “Siemens”.

Dhe çfarë ndodhi më tej? Ju kaluat një natë të vështirë, përse duhet të rrezikonit dhe për një ndërmarrje që nuk kishit asnjë detyrim?

Turma të mëdha me armë e municione iu sulën Siemensit pas mesnate. Këtu nisi një betejë vërtetë e ashpër. Ata na qëllonin ndaj nesh direkt, ndërsa ne qëllonim në ajër. Fati ynë që nga afekt i plumbave gjurmëlënës një sasi e madhe shkurresh mori flakë. Kjo krijoi efekt negativ ndaj bandave dhe ata u larguan. Kjo ishte fitorja e dytë.

A pati viktima kjo përleshje tre ditore?

Fati i keq na ndodhi. Ne patëm tre të plagosur. I pari një polic që ishte në bunker gjatë luftimeve, por falë ndërhyjes që iu bë në spitalin usharak dhe gjakut që dhuruam shpëtoi dhe dy të tjerë iu plagosën nga plumba qorr, nga ata që binin nga qielli nga të shtënat në ajër nga ana tjetër e zonës.

A ka ndodhë moment tjetër delikat?

Po nga një shtëpi rreth Rinasit qëllohej vazhdimisht natën ndaj nesh. Plumbat fishkëllenin shumë herë mbi kokat tona dhe shenjat e plumbave ishin kudo në object madje edhe në ato opak avionë që kishin mbetur aty. Ishte një situatë tepër delikate, por ne asnjëherë nuk kishim reaguar. Në një moment pas mesnate mendova të shtrihesha pak për të fjetur. Hoqa vetëm këpucët por sa u shtriva më njoftojnë se tre policë që drejtonin autoblindën ishin nisur drejt shtëpisë që qëllonte papushim ndaj nesh. Imagjino komandantin zbathur duke vrapuar në pistën e avionëve dhe u arrit falë shpejtësisë së ulët të blindit dhe i ktheva prapa.

Nuk ishte qëllimi ynë të qëllonim ndaj njerëzve. Ky ishte vërtetë moment kritik. Imagjoni që nëse blindi do arrinte te shtëpia. Por shpejtësia e ulët më bëri ta arrija dhe e ktheva duke shmangur një tragjedi. Ai blind që mezi e siguruam u bë shpëtimtari ynë mund të bëhej edhe tragjedia jonë. Më kujtohet që kur e morëm nga parku i Ministrisë policët që e sollën u nisën në mesditë dhe mbërritën në Rinas në mesnatë.

Cilët ishin heronjtë e të gjithë kësaj historie?
Pa ata policë trima dhe patriotë unë asgjë nuk mund të bëja. Por më këtë rast dua të përmend të gjithë. Të më falin se jam i bindur se do harroj dikë: Roland Alushani, Valter Baçe, Robert Korkuti, Bashkim Muçka, Vesel Malaj, Muharrem Resuli, Albert Xhaho, Nexhip Braho, Arben Gjedia, Behar Shehu, Ylber Muslia, Nebi Alipaj, Nazmi Xhaferri, Çajup Shalari, Shkëlqim Egro, Edmond Bejko, Shkëlqim Disha, Ftamir Kallaku, Skënder Braja, Gëzim Picari, Adriatik Kaloshi, Ali Fejzo, Vangjel Nikolla, Altin Dalipi, Sinan Veizi, Kujtim Sula, Bashkim Liçi, Edmond Bejko, Skënder Sallaku, Albert Kërkuri, Sytki Çekrezi, Përparim Ymeri, Adriatik Kaloshji, Ilir Kurti. Ju falenderoj shumë kolegë dhe bashkëpunëtorë të mi!

Si mendoni ju përse ndodhën trazirat e vitit 1997?

Pati një zemërim masiv popullor nga rënia e skemave piramidale. Por kishte edhe shkaqe të tjera të brendshme dhe të jashtme. Ishte e panevojshme ajo që ndodhi me zgjedhjet në vitin 1996. Presidenti nuk duhej të rizgjidhej në 2 mars 1997. Por edhe opozita e asaj kohe luajti rol jo konstruktiv. Njëkohësisht edhe shtete e huaja veçanërisht ato fqinje nuk patën dashamirësi ndaj Shqipërisë. Të ndërthurura këto bashkë sollën atë që ndodhi.

Zoti Xhangolli këto dy vitet e fudit kanë ndodhur disa ngajrje të rënda në Aeoportin e Rinasit si grabitja e një sasie të madhe parashë që shoqëroheshin nga forca të sigurisë. Si ka mundësi që në vitin 1997 ky aeroport nuk u grabit dhe nuk kishte ansjë vjedhje parash dhe kjo ndodh pas 20 vjetësh?

Kjo nuk është fare normale dhe pyetja e ka brenda përgjigjen. Në fakt kanë ndodhur shumë ndryshime që nga ajo kohë dhe aeroporti është privatizuar. Policia nuk ka rol parësor, por vetëm disa shërbime. Kjo ka bërë që syri i policisë të mos jetë ai që duhet.

Më kujtohet që në një ngarkesë me kartmonedha që erdhi me një avion të posaçëm, punëtori i transportit bënte shkarkimin nga avioni në një aumtomjet për ti dërguar më pas në degën e thesarit.

Vinci që merrte arkat e mëdha me prerjet e reja kartmonedhash që sapo kishin ardhur pësoi një defekt dhe një nga arkat ra nga një larëtsi e madhe në pistën e aeroportit. Arka u ça dhe prej saj dolën si një shi kartmonedhenash duke mbuluar pistën. Ne u alarmuam dhe punonjësit me shpejtësi rrufe mblodhën të gjitha kartmonedhat. Besoni që edhe pse ndodhi, nga ky incident nuk humbi asnjë kartmonedhë. E pra ishim 20 vjet para dhe nuk disponomin fare këto mjetet e sotme, por nuk kemi patur asnjë vjedhje.

/Ora News

SHKARKO APP