Tre emrat që nuk tha Yuri Kim? Gjekmarkaj: Krimi ka marrë një formë tjetër tani në PS

Deklarata e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim se Sekretari i Departamentit të Shtetit ka përcaktuar tre emra si të papërshtatshëm si kandidatë, por zgjodhi që të mos i përmendë. Se kush janë këta tre personat, nuk ka asnjë emër konkret, ndërsa analistët në ”Open” lanë jashtë hamendësimet.

Mentor Kikia: Ambasada e ka në praktikë që nuk referon njerëz që u heq vizën dhe shpallja e kandidatëve si të papëlqyeshëm. KQZ i di se kush janë, se Kim e ka takuar disa herë Celibashin me kërkesën që të mos përfshihen këta njerëz, dhe KQZ është filtri i fundit sepse mesa duket kanë deportuar këta emra. KQZ tani se di sa kohë do ketë se janë më shumë se 1000 emra. Nuk dua të flasim me hamendësime.

Spahiu: Nëse do i referohemi politikisht ne i kemi shumë borxhe SHBA sepse kanë investuar shumë për dekriminalizmin. Çështja është te precedenti i rrezikshëm në të ardhmen, a kemi të bëjmë me persona në hetim që janë shpallur të pafajshëm apo vijon, apo kemi të bëjmë me të tjerë që janë dënuar.

Kikia: Kim që ka qenë më këmbëngulja në këtë, flet për persona të padëshiruar, me rekorde, ata që janë non grata, raste korruspioni.

Gjekmarkaj: Unë besoj që PD ka traditë të ketë lista të pastra, tendencat kanë qenë kundër krimit. Mendoj që opinionet e SHBA janë të rëndësishme por nuk mendoj se këto opinione kanë qenë rigoroze.Krimi ka marrë një formë tjetër tani në PS.

SHKARKO APP