Tre gra u vranë mizorisht në një muaj, shteti merret me ”Anti-KÇK”

Qeveria ka nisur një aksion kombëtar të quajtur ”Anti-KÇK”, kundër kriminelëve dhe pasurive të tyre. Nga ana tjetër, krimet e natyrave të tjera për grabitje, apo për xhelozi, vazhdojnë të rrisin numrin e viktimave në vend. Vetëm brenda një muaji të vitit 2020, janë masakruar 3 gra, ngjarje të cilat kanë tronditur opinionin publik.

Në 5 janar të këtij viti, Drita Saliaj nga Mallakastra u vra barbarisht nga 3 të rinj, bashkëfshatarë të saj me qëllim grabitjen. Tre të rinjtë, Luis Saliaj, Ervis Zotaj dhe Sindi Shehaj shkuan në shtëpinë e Drita Saliajt në Mallakastër, e dhunuan, grabitën dhe e mbytën atë në rezervuar. Sipas dosjes së prokurorisë, tre të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin ideuan të gjithë ngjajren dhe më pas shkuan tek shtëpia e 51-vjeçares për të grabitur dhe e vranë atë.

Në 10 janar një tjetër vrasje makabre u regjistrua në Paskuqan të Tiranës. Enkeleda Çapoku u vra nga kunati i saj, në dhomën ku flinte me vajzën dhe nënën, në zonën e Paskuqanit në Tiranë. Erdet Çapoku hyri me dhunë në shtëpinë ku banonte Enkeleda, burri I së cilës ndodhet në burg i dënuar për trafik droge. Ai e goditi disa herë me shkop kunatën e më pas me mjete prerëse i shkaktoi plagë të rënda, prej te cilave gruaja humi jetën. Enkeleda ishte pajisur me urdhër mbrojtje pasi kishte pasur konflikte me kunatin edhe herë të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbrëmjen e 2 shkurtit 2020, 45-vjeçari Lulzim Cuku vrau me thikë në zemër gruan e tij, Manjola Cukun, në banesën e tyre në Xhafzotaj të Durrësit. Lulzimi emigrant në Greqi, e masakroi gruan e tij në sy të tre fëmijëve, për xhelozi. Ai habiti në gjykatë teksa deklaroi se e vrau gruan pasi ajo ishte e bukur dhe se bëhej shpesh-herë xheloz. /ora news/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?