”Tre herë kam dashur të vras Selën”, Hutra flet nga burgu: Meritoj burgim të përjetshëm, jo dënim me vdekje

Vrasësi serial i grave, Dan Hutra u kap në zonën e Sharrës në Tiranë pas vrasjes së 3 grave, kishte planifikuar të bënte vrasjen e 4-tër. Objektivi i tij ishte Rahman Sela, një banor i asaj zone.

Në intervistën nga burgu për emisionin “Uniko”, Hutra thotë se Rahman Selën e akuzon se i dha armën autorit që i vrau të atin shumë vite më parë. 40-vjeçari Hutra tregon se ka bërë tre tentativa për të vrarë Rahman Selën, por nuk ia ka dalë.

Tani thotë se është i falur. A do ta pranonte dënimin me vdekje (nëse do të ishte ende në Kod), Dan Hutra thotë që jo. Ai i pranon krimet, por shprehet se sipas tij ka qenë i detyruar për t’i bërë.

”Që atë natë që kam dalë nga burgu më 14 Maj 2021, të nesërmen mbrëma kam shkuar në Has. Ai nuk dinte se doja ta vrisja. Ika në Has, por mora vesh që ai ishte nisur për Tiranë. Ai ka qenë jetëgjatë, për mua tani është i fal se unë jam futur në lagje të Rahmanit edhe pse nuk ja dija shtëpinë saktësisht pasi ishin ndërtuar shumë banesa aty, kam thirrur o Rahman, o Rahman nja 10 minuta.

Nuk doli askush se do ta detyroja do i thoja më ço tek shtëpia e Rahmanit. Nuk doli askush, kam dalë pastaj, lashë kallashin te dera, u futa tek dyqani për të blerë ujë. Mora një dy molto e ca paketa. Unë e pashë atë djalin që po merrte policinë në telefon”,-tha Hutra.

SHKARKO APP