Tre kategoritë që përfitojnë rritje pagash në 2021, flet ministrja Denaj

Ministrja e Financave, Anila Denaj, ka treguar në emisionin Top Talk në Top Channel, se janë tre kategori në shëndetësi që do të përfitojnë rritje pagash.

Denaj ka thënë se vitin e ardhshëm rritje page do të kenë mjekët, infermierët dhe laborantët. Sipas Denajt kjo do të mundësohet edhe me alokuimin më të madh të mbështetjes financiare për Shëndetësisë.

”Ne nuk vijmë vetëm nga goditja e pandemisë, por patëm edhe tërmetin dhe fatura financiare ka qenë akoma më e madhe. Në fillim të vitit patëm një shumë të konsideruar të alokimeve. Në raport me ndihmën tek individët, tek bizneset dhe tek shëndetësia. Kjo e fundit ka qenë në fokus dhe do të jetë edhe vitin e ardhshëm. Për të akomoduar spitalet, për të rritur fondet në ndihmë të tyre. Dhe vitin që vjen rritjen e rrogave, e mjekëve, infermierëve dhe laborantëve. Fatura më e rëndësishme vjen te shëndetësia”,-tha Denaj.

SHKARKO APP