”Tre kilometra deri në fund të botës” shpallet filmi më i mirë artistik
Edicioni i 30-të i Festivalit të Filmit në Sarajevë (SFF) përfundoi sonte me ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Zemra e Sarajevës” në Teatrin Kombëtar në Sarajevë, ndërsa filmi “Tre kilometra deri në fund të botës” me regji të Emanuel Parvu u shpall filmi më i mirë artistik.
Regjisori më i mirë i edicionit të 30-të të SFF-së është Yorgos Zois me filmin “Arcadia”.
Doru Bem u shpall aktorja më e mirë për rolin e saj në filmin “Java e Madhe”, ndërsa Anab Ahmed Ibrahim fitoi “Zemrën e Sarajevës” si aktorja më e mirë për rolin e saj në filmin “Fshati buzë Parajsës”.
Filmi “Fotografi kujtimi” i Olga Chernykh fitoi “Zemrën e Sarajevës” për filmin më të mirë dokumentar, ndërsa çmimi për të drejtat e njeriut iu dha Anna Rubia për filmin “Jeta jote pa mua”.
Çmimi special i jurisë iu dha filmit “Ajo që kërkojmë nga statuja është që të mos lëvizë” me regji të Daphne Heretakis.
Regjisori turk Cem Demirer me filmin “Në mungesë” fitoi “Zemrën e Sarajevës ” për filmin më të mirë të shkurtër.
Çmimi special për promovimin e barazisë gjinore shkoi për filmin dokumentar “Cent’anni” me regji të Maja Doroteja Prelog. Çmimi special për ndërgjegjësimin mjedisor shkoi për filmin “Qielli mbi Zenicë” me regji të Zlatko Pranjiq dhe Nanna Frank Moller.
SFF këtë vit solli më shumë se 240 filma nga 70 vende, në më shumë se 20 përzgjedhje programesh. /os/ ATSH /