Tre opsionet për zgjidhjen e krizës
Pas orës 13:00 afat që Presidenti Ilir Meta ka lënë për të pritur Kryeministrin Edi Rama, pas kësaj ore pritet që Kreu i Shtetit të dalë me disa vendime të rëndësishme në lidhje me situatën politike. Vendimet e Metës mund të jenë rreth 3 opsioneve; dekret për shpërndarjen e Parlamentit; dekret për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe dekret për një datë të re zgjedhjesh lokale. Se cili do të jetë opsioni i zgjedhur nga Presidenti do ta mësojmë pas orës 13:00 kur skadon edhe afati që kreu i shtetit i ka lënë kryeministri Edi Rama për të zhvilluar një takim për zgjidhjen e krizës. Një ditë më parë ky i fundit tha se nuk ka kohë që të shkojë në takimin e kërkuar nga Presidenti sepse është i zënë me fushatën e zgjedhjeve të 30 qershorit.
KOHA JONË SONDAZH

