Tre pedagogët e Elbasanit dalin para gjykatës
Ka nisur seanca gjyqësore për 7 të arrestuarit në Elbasan, mes të cilëvë edhe 3 pedagogë të Universitetit të Elbasanit. Albert Riska 55-vjeç, Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, Elvira Lumi, 54-vjeçe shefe e Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Humane në këtë Universitet dhe Erjola Calja, 29-vjeçe, pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik do të njihen sot me masën e sigurisë.
Tre pedagogët, katër sekserë dhe një student u arrestuan dy ditë më parë pasi akuzohen se kanë marrë para në këmbim në notës kaluese në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”
Sipas Dosjes hetimore, personat e arrestuar në bashkëpunim me njeri-tjetrin në kohë të ndryshme duke shpërdoruar funksionin publik kanë kërkuar dhe ushtruar ndikim të paligjshëm në rolin e sekserit dhe pedagogut në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan për marrjen e notave kaluese nga studentet gjatë sezoneve të provimeve. Shuma që paguanin studentët ishte deri në 30 mijë lekë të reja.
KOHA JONË SONDAZH

