Tre punonjësit e vrarë ditën e sotme shpallen “Nderi i Bashkisë Mat”

Këshilli i Bashkisë Mat i mbledhur sot, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin “Shlli” me 3 të vdekur dhe 1 të plagosur, i shpalli tre punonjësit e vrarë “Nderi i Bashkisë Mat”.

“Ju drejtohemi së pari familjarëve për tju shprehur  dhimbjen e sinqertë për humbjen e të dashurve Tuaj duke ju përcjellë ngushëllimet me besimin në forcën Tuaj për përballimin e kësaj humbje të madhe.

Dënojmë kolegjialisht aktin kriminal të ndodhur ndaj punonjësve të Bashkisë Mat të rënë në krye të detyrës si dhe inkurajojmë të gjithë punonjësit e Bashkisë Mat në kryerjen e detyrës së tyre pa u lëkundur ndaj këtyre fenomeneve. Në të njëjtën kohë ju bëjmë thirrje organeve ligjzbatuese për zbardhjen e këtij akti kriminal dhe ndëshkimin e autorëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këshilli i Bashkisë Mat në mënyrë unanime vendosi për të rënët dhënien e titujve të nderit ‘Nderi i Bashkisë Mat’ për rënien në krye të detyrë. Këshilli i Bashkisë Mat vendosi dhe uljen e flamurit Bashkiak në gjysmë shtizë”,thuhet në deklaratën e Këshillit të Bashkisë Mat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?