Tre raste me Covid-19 në Elbasan, infektohet polici, gruaja e tij dhe babai i një infermiereje
Tre raste me koronavirus janë shënuar në 24 orët e fundit në Elbasan. Mësohet se bëhet fjalë për një punonjës policie, i cili ka infektuar edhe bashkëshorten e tij.
I infektuari i tretë është babai i një infermiereje në spitalin e Elbasanit.
Të treja rastet janë kontakte të të infektuarëve të mëparshëm.
Kujtojmë se sot në vend u shënuan katër viktima, mes tyre edhe një 21-vjeçare, duke u regjistruar kështu edhe viktima më e re nga koronavirusi në Shqipëri.