Tre raste të tjera, nëna me dy vajzat pozitive në Elbasan
Aktualitet E Mërkurë, 1 Prill 2020 22:09
Numri i të prekurëve me pandeminë e Covid-19 në Shqipëri, rritet nga dita në ditë. Tre raste të reja me CoVid 19 janë konfirmuar në Elbasan. Bëhet fjalë për një zonjë rreth 53-vjeçe dhe dy vajzat e saj. Bashkëshorti i zonjës ka dalë negativ. Mësohet se zonja është punonjëse në një filial banke. Nesër pritet të vendosen hapat në vijim për punonjësit e tjerë të bankës.