Tre të rinj shqiptarë bëjnë për spital shtetasin aziatik

Tre të rinj shqiptarë kanë sulmuar për racizëm një të ri nga Koreja e Jugut. Ngjarja ka ndodhur disa ditë më marë në Montepellier, Francë.

Sipas mediave lokale një student korean ishte duke udhëtuar me një mik, kur u bë subjekt i fyerjeve nga shqiptaret për shkak të racës.

Tre të rinjtë shqiptarë që më pas kanë rënë në prangat e policisë kanë ngacmuar të riun korean i cili ka reaguar dhe për pasojë ka plasur sherri.

Mediat vendase po ashtu bëjnë me dije se shqiptarët kanë rrahur keq të riun duke e qëlluar me grushta dhe shkelma madje edhe e kanë çarë me thikë.

SHKARKO APP