Tre të vdekur, 184 raste të reja dhe 420 të shëruar për 24 orë

Në 24 orët e fundit 3 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit. Janë shënuar 184 raste të reja, ndërkaq janë shëruar 420 persona.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë testuar 1 mijë e 184 mostra.

‘Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (52 vjeç), Gjilan 1 rast (73 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast (85 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 51.328 raste nga 183.513 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.335 raste të vdekjes’, njofton IKSHPK.

‘Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 420 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 41.407 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.586.’, thuhet në njoftim.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 79 raste, Podujevë 18 raste, Mitrovicë 17 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Ferizaj 7 raste, Kamenicë 7 raste, Shtime 6 raste, Drenas 5 raste, Lipjan 5 raste, Gjilan 4 raste, Skenderaj 4 raste, Kaçanik 3 raste, Viti 3 raste, Vushtrri 3 raste, Gjakovë 2 raste, Istog 2 raste, Obiliq 2 raste, Pejë 2 raste, Prizren 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Klinë, Malishevë dhe Rahovec.

IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.

SHKARKO APP