Tre të vdekur nga gripi? ISHP analizë për shkaqet
Tre qytetarë kanë humbur jetën dhe një tjetër ka shfaqur komplikacione të rënda shëndetësore. Dyshimet për shkaqet janë nga më të ndryshmet, ndërsa ka patur edhe aludime se tre shtetasit që kanë humbur jetën mund të jenë prekur nga gripi i derrit apo siç njihet ndryshe si ”AH1N1”.
Ky version ende nuk është konfirmuar në rrugë zyrtare. Analizat e kryera nga Instituti i Shëndetit Publik do të përcaktojnë edhe llojin e virusit. Mësohet se janë marrë monstrat dhe po analizohen deri në përcaktimin e llojit të virusit.
Përfaqësuesit e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” kanë pohuar se ka patur shtim të virozave dhe kjo ka rritur numrin e pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
KOHA JONË SONDAZH

