Tre të vrarë për një fjalë goje, dinamika e ngjarjeve të përgjakshme në Kavajë

Altin Rexha ishte ulur në një tavolinë, një lokal në qendër të Kavajës. Pak metra më tutje në një tavolinë tjetër ishte ulur Armand Gosa.

Të dy ata porositën kafe në të njëjtën kohë. Kamerieri ia solli kafen të parit Altin Rexhës, i cili është me origjinë nga Kukësi. Kjo bëri që Gosa të ngrihet dhe të ofendojë kamerierin duke i thënë se duhet t’i shërbente atij të parit. “Ai është nga Kukësi e unë nga Kavaja kur u bë ai i pari këtu në qytetin tonë”.

Mes Rexhës dhe Gosës nisën debatet dhe pak sekonda më pas situata u përshkallëzua. Rexha qëlloi me armë në drejtim të tij, ndërsa Gosa e goditi me thikë duke i marrë jetën. Edhe ky i fundit humbi jetën për shkak të plagëve nga arma e zjarrit që u shkrep ndaj tij.

Fisi Rexha vendos të hakmerret

Pjesëtarë të familjes Rexha, sipas gazetës ”Panorama”, kishin pohuar se pas vrasjes së Altinit nuk do ta falnin kurrë plagosjen e djalit të mitur, i cili u godit me thikë nga Armand Gosa. Kjo mendohet të ketë qenë arsyeja kryesore që Habib Rexha, vëllai i Altinit dhe xhaxhai i të miturit që u plagos, vendosi të hakmerrej duke qëlluar në 21 maj me një plumb në ballë, Arjan Gosën teksa po pinte kafe me të atin në ambientin e jashtëm të një lokali në Kavajë.

SHKARKO APP