Tre të vrarët në Tiranë, zbardhet ngjarja, arrestohet edhe italiani i plagosur

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen me tre të vrarë, që ndodhi një ditë më parë në bulevardin “Zogu i Parë” në kryeqytet. Nga provat e gjetura në vendin e ngjarjes është zbuluar mekanizmi i saj ku viktimat kanë qenë pasojë e një përplasjeje të armatosur mes dy grupeve.

Sipas policisë shtetasi Mentor Lufi së bashku me Gerti Goxhaj kanë dalë nga një kafe dhe kanë hipur në një makinë tip BMV.

Ata janë qëlluar për vdekje nga Besnik Sulku dhe një shtetas italian i identifikuar si Salvatore Lettizia.

Zjarrit i janë përgjigjur nipat e Mentor Lufit, Markeljan dhe Klevis Doçi që kanë arritur të vrasin Besnik Sulkun dhe plagosin italianin 34-vjeçar.

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua edhe arma e tretë e krimit, një pistoletë tip Glok 17 si edhe motori tip Skuter i përdorur nga atentatorët Sulku dhe Lettizia.

Tre viktimat e ngjarjes së djeshme, sipas policisë janë  Mentor Lufi, Besnik Sulku dhe Gerti Goxhaj. Po ashtu, sipas policisë, janë shoqëruar Markelian e Klevis Doçi, dy nipërit  e viktimës, Mentor Lufi, si dhe shtetasi italian Salvatore Letizia.

SHKARKO APP