Tre vellezer dyshohet se jane perzier ne vrasjet e Parisit

 

Nje familje e perzier ne vrasjet e Parisit.Tre vëllezër janë përfshirë në sulmet terroriste në Paris, sipas Agjencisë franceze të lajmeve, AFP. Njëri prej tyre vazhdon të jetë i lirë.

Duke cituar burime të veta, AFP raporton se një nga vëllezërit vdiq gjatë sulmeve të premten në darkë, njëri është në paraburgim në Belgjikë, por nuk dihet nëse ai mori pjesë në sulm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të tretin prej vëllezërve nuk dihet ende nëse vdiq gjatë sulmeve apo është arratisur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Raportet e mëparshme treguan se policia është në ndjekje të një personi që mori me qera makinën tip Volkswagen Polo të zezë, që u përdor gjatë sulmeve.

Trupi i një tjetër autori të përfshirë në sulmet që ndodhën në Paris është identifikuar, thonë burime të agjencisë franceze të lajmeve AFP.

Burimet thonë se ai ishte një nga tre vëllezërit që besohet se kanë marrë pjesë në sulme.

Trupi i tij u gjet në sallën e ceremonive në Bataclan. Nderkohe Policia franceze është në kërkim të një personi me emrin Abdeslam Salah, pasi dyshohet të ketë lidhje me sulmet në Paris.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?