Tre vëllezër hapin zjarr, një i plagosur

Tre vëllezër kanë qëlluar në drejtim të një banese në Zall Dardhë të Peshkopisë, duke plagosur një person. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes.

Tre vëllezërit janë me mbiemrin Kaçi dhe personi i plagosur është identifikuar si Ermal Çera. Policia ka ndaluar një nga vëllezërit ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjerët

Në orët në vazhdim pritet të ketë më shumë detaje rreth kësaj ngjarjeje ndërsa dyshimet e para janë se ngjarja ka motiv hakmarrjen. Nuk ka ende as informacion zyrtar nga policia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?