Tregtarët ngrihen në protesta

 

Tregtarët pranë Tregut të Medresesë dhe ata të Tregut Çam kanë zhvilluar një protestë, të iniciuar nga Nisma Thurje, ku kundërshtojnë gjobat e vendosura nga tatimorët.

Në protestën e tregtarëve të Tregut të Medresesë, e cila zgjati 30 minuta ata shprehën kërkesat e tyre:

1-Të mos kenë kontrolle të shpeshta tatimore.

2-Të mos miratohen ndryshimet penale që parashikojnë dënim të tregtarëve.

3-Të lejohen të punojnë të qetë.

Ata kërcënojnë se do të bllokojnë rrugën, ndërsa të bashkuar ditën e premte do të protestojnë përpara kryeministrisë.

Të shqetësuar shprehen se nuk përballojnë dot gjobat e vendosura nga tatimorët.

“Drejtoria e tatimeve duhet të na lejojë të punojmë, 4 grupe tatimesh na kontrollonë gjatë një dite. Kjo situatë kontrollesh vijon prej tre muajsh”, shprehen tregtarët e tregut çam.

“Kemi dalë për bukën e gojës, të vesh gjobë 5 milionë lekë për një kupon. Të vesh 5 milionë lekë se nuk ke inventar, çfarë inventari. Këtu është tregu i lire, i merr 5 lekë aty dhe i shet 7 lekë këtu. Poshtë diktatura, po na bëjnë diktaturë. Nuk ka as opozitë në Shqipëri. Ku janë ata të çohen, vetëm llafe kanë ata”, shprehet një tregtar i tregut të Medresesë.

SHKARKO APP