Tregtari i pakicës fiton më shumë se fermeri

Për tre vite me radhë fermerët e Myzeqesë thonë se i shitën perimerët dimërore të stinës nën kosto, ndaj këtë vit mbollën më pak.

Mungesa e prodhimit bëri që produkte si Lulelakra , preshi e qepa të dalin në treg me çmime të larta.

Prodhimi i lakrës ka qenë në nivel mesatar. Çmimi ka qenë i arsyeshëm. Por në tregjet e qyteteve ky çmim shkon deri në 50 % i lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Elbasan, speci e patëllxhani shkojnë deri në 300 lek, ndërsa preshi e lulelakra deri në 100 lekë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për një pjesë të konsumatorëve kjo i bën perimet të papërballueshme.

Përballë këtij fenomeni, ku tregtari i pakicës fiton më shumë se fermeri, ekspertet e bujqësisë vlerësojnë mungesën e funksionimit të mekanizmave të shtetit.

Mbjelljet e paplanifikuara dhe mungesa e cmimeve bazë, sikurse edhe mungesa e mekanizmave mbrojtëse për konsumatorin krijojnë këtë situatë për fermerët dhe qytetarët.

Për pasojë herë prodhimi i fermerëve kalbet në ara e herë, konsumatorët pagujanë çmime të çmendura për produkte bazë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?