Tregtia “injoron” Covid-19/ Shkurti 2020, muaji me vlerën më të lartë të importeve tona me Kinën
Shpërthimi i Covid-19 në Kinë në fillim të këtij viti, duket se nuk ka ndikuar në flukset tregtare të vendit tonë me ekonominë e dytë më të madhe të botës.
Pavarësisht faktit se të dhënat e janarit sinjalizonin një ngadalësim fare të vogël, të dhënat e shkurtit duket se e hedhin poshtë këtë hipotezë. Të dhënat e muajit shkurt flasin kështu për një rritje të importeve nga Kina në vlerë monetare, si në terma mujorë, pra krahasuar me muajin paraardhës, janarin 2020, si në terma vjetore, pra krahasuar me shkurtin e vitit 2019-es.
Në terma mujorë, rritja fiksohet në 1.5%, ndërsa në terma vjetore në 23%. Importet e vendit tonë nga Kina në shkurt të këtij viti fiksohen në rreth 4.2 mld lekë, cka përkthehet në rreth 35 milionë euro. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë në shkurt në tregtinë tonë me Kinën.
Produktet me vlerë nominale të lartë, si reaktorët nuklearë, apo makineritë janë produktet që kryesojnë listën, ndërkohë që më pas ndjekin veshjet dhe artikujt për veshje./SCAN