Tregtia online, mundësi e shkëlqyer zhvillimi për Postën Shqiptare dhe rajonin

Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, z. Majlind Lazimi takon homologun e tij  maqedonas, z. Faadis Rexhepi Tiranë – 10 Shtator 2015, Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, z. Majlind Lazimi priti në një takim pune Drejtorin e Përgjithshëm të Postës së Maqedonisë, z. Faadis Rexhepi. Gjatë takimit, dy homologët u njohën me organizimin dhe aktivitetin e secilës prej Postave, si edhe shkëmbyen ide të ndryshme bashkëpunimi në fushën e shërbimeve postare e bankare, teknologjisë së informacionit, tregëtisë online, postës hibride, filatelisë etj.

Kryefjala e këtij takimi ishte tregëtia online, e cila shihet nga të dyja palët si një mundësi shumë e mirë zhvillimi duke qenë se tregu rajonal përbën një potencial të madh për zhvillimin e këtij tregu. Duke qenë se Posta Shqiptare e ka ndërmarrë tashmë hapin e para drejt kësaj platforme nëpërmjet një marrëveshjeje me Postën Turke, interesimi i palëve të rajonit për ta çuar më tej është mjaft i madh. Në këtë kuadër, të dyja palët ranë dakort në parim për krijimin e grupeve konkrete të punës, të cilat do të punojnë drejt këtij projekti.

Dy homologët diskutuan edhe për mënyrën se si mund ti shfrytëzojnë më mirë burimet e njëri- tjetrit, duke përfshirë burimet njerëzore, investimet dhe fuqinë prodhuese të secilit për të rritur efiçencën dhe ulur kostot përkatëse të shërbimeve. Gjithashtu, me interes gjatë këtij takimi u pa edhe promovimi i turizmit rajonal nëpërmjet filatelisë dhe shfrytëzimit të pullave te përbashkëta.

Në fund, Drejtori i Postës Shqiptare z. Majlind Lazimi, e ftoi Postën e Maqedonisë të bëhet pjesë e Balkanfilës 2016, aktivitet Ballkanik që do të organizohet me mbështetje të Postës Shqiptare dhe që do të jetë aktiviteti i parë më i madh i organizuar deri më sot nga Posta Shqiptare.

SHKARKO APP