Tregtonin drogë në Tiranë arrestohen dy persona. Emrat

Goditen dy raste te trafikimit të lëndëve narkotike në kryeqytet. Sipas njofitmit të policisë  janë arrestuar dy persona.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Goditen dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arrestohen në flagrancë dy poseduesit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sekuestrohen 101 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit “Kokainë” dhe 69 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sativa”.

Seksioni kundër Narkotikëve në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundraligjshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike  arrestoi në flagrancë shtetasit:

• Armando Dervishi, 21 vjeç, banues në Çorovodë.

Këtij shtetasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Frederik Shiroka”, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 101 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”.

• Fatjon Shkalla, 24 vjeç, banues në Farkë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në Farkë në banesën e këtij shtetasi, në një kavanoz iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 69 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sativa”.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

• 101 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”.

• 69 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sativa”.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale ”Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?