Tregtonin lëndë narkotike, arrestohen 2 të rinj në Shkodër

Dy të rinj janë arrestuar në qytetin e Shkodrës, pas informacioneve se merreshin me shpërndarje të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit të policisë,  janë vënë në pranga “B. Ç. 22 vjeç, banues në lagjen Guerrile, Shkodër dhe I. S. 25 vjeç, banues në lagjen Guerrile, Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja narkotikëve” e kryer në bashkëpunim. Gjithashtu kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasin I. Ç. (babai i shtetasit B. Ç.)”.

Arrestimi i tyre u bë pasi në shtëpinë e I.Ç. u gjetën 277 doza kanabis sativa gati për t’u shitur. Gjithashtu gjatë kontrollit u gjet edhe një thikë me dorezë metalike.

Sakaq materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP