Tregtonte kokainë, pranga 43-vjeçarit në Tiranë
Policia në Tiranë ka arrestuar një 43-vjeçar i cili merrej me tregtimin e drogërave të forta.
Policia njofton se në rrugën “Xhanfize Keko” në vëendin e quajtur “Varri i Bamit” shtetasi F. Sh merrej me tregtimin e drograve të forta, kryesisht Kokainë.
Është organizuar puna dhe po në këtë vend gjatë kontrollit të ushtruar ,në automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin F. Sh, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 106.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe me 1 aparat celualar.
Njoftimi
Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “DRIVER” në fushën e tregëtimit të drogave të forta.
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas.
Sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike kokainë, automjet dhe aparat celular.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e natkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “DRIVER”, ku u godit një rast i prodhimit dhe shitjes së drogave të forta, konkretisht e llojit kokainë, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– F. Sh., 43 vjeç banues në Tiranë.
Nga informacione të siguruara në rrugë operative, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Tiranë
se në rrugën “Xhanfize Keko” në vëndin e quajtur “Varri i Bamit” shtetasi F. Sh merrej me tregtimin e drograve të forta, kryesisht Kokainë, është organizuar puna dhe po në këtë vend gjatë kontrollit të ushtruar ,në automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin F. Sh, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 106.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe me 1 aparat celualar.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ngarkim të shtetasit F. SH