Tregtonte radio policie në një faqe në rrjete sociale, arrestohet 28-vjeçarja në Tiranë

Një 28-vjeçare në Tiranë ka rënë në pranga pasi tregtonte armë policie. 28-vjeçarja Marinela Gjinaj i reklamonte radiot e policisë në një faqe në Instagram dhe më pas i tregtonte.

Në kuadër të operacionit “Receiver”, policia zhvilloi kontroll në një automjet shërbimesh postare dhe aty konstatuan15 radio policie, të cilat u sekuestruan. Këto radio i përkisnin Gjinajt, të cilat dyshohet se janë futur në vendin tonë kontrabantë.

Ndaj 28-vjeçares rëndojnë akuzat për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

SHKARKO APP