Tregu i karburanteve, abuzime dhe më pak kontrolle

Sistemi aktual i emergjencës së rezervave të naftës në Shqipëri i është ngarkuar industrisë së naftës e cila duhet të ketë të ndarë sasi të nevojshme konsumi mesatar të paktën 90 ditë. Por si funksionon sot menaxhimi i rezervave të naftës dhe kush është përgjegjës për kontrollin e tyre?

“Legjislacioni ekzistues është Inspektoriati Qendror Teknik ai që ka përgjegjësinë për të verifikuar që kompanitë të përmbushin këtë detyrim. Nga diskutimi publik që pamë sot, do të ngrihet bordi i administrimit të rezervave që do të bëjë verifikimin në terren për përmbushjen e detyrimit ligjor”, thotë eksperti për hidrokarburet Dael Dervishi.

Institucioni që ruan konkurrencën e ndershme në treg dhe mbron konsumatorët nga rritjet drastike të çmimeve si ajo me naftën është Autoriteti i Konkurrencës. Ky i fundit ka bërë të ditur se nuk mund të ndërhyjë tek çmimet por vetëm të monitorojë tregun dhe të jetë transparent.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-drejtoresha e Autoritetit të Konkurrencës, Lindita Lati thotë se tregu ende ka shumë probleme, por për të autoritetet mund të veprojnë për të verifikuar kostot e shtuara përtej çmimit real si ndodh me produktet ushqimore, njëjtë dhe me naftën që hyn në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?