“Trekëndëshi 3” rikthen në pranga tre hajdutë, sapo kishin dalë nga burgu

Burgjet shërbejnë për rehabilitimin e atyre që kryejnë vepra penale, por tre persona janë vënë sërish në pranga. Ata arrestohen  për herë të tretë, madje sot fill pas lirimit  nga policia e Durrësit për vjedhje, gjatë operacionit të koduar “Trekëndëshi 3”.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se Erlind Beçaj, 19 vjeç, Edmir Cumraku, 23 vjeç dhe Olgert Jana, 19 vjeç, janë arrestuar për tre vjedhje dyqanesh të dokumentuara nga uniformat blu.

Ata vidhnin duke hapur qepenët e dyqaneve me mjete të forta.

Edmir Cumraku dhe Olgert Jana kanë qenë më parë të dënuar për 23 vjedhje, të dokumentuara në plan-operacionet e mëparshme, “Trekëndëshi” dhe “Trekëndëshi 2” dhe kishin vetëm pak kohë që ishin liruar nga burgu.

SHKARKO APP