Të gjithë e kanë mendjen te thesi i tyre me euro!
Sot në Kuvend Lulzim Basha foli për Trekëndëshin e Bermudës në politikë të cilët Rama-Berisha dhe Meta, të cilët mbajnë njeri tjetrin.
Po ra njeri, ikin varg.
Paradite Basha duke iu drejtuar kryeministrit Rama deklaroi se “Ti Edi Rama e ke hallin ti te PD? E ke hallin e sa demokratë mbledh unë. Të ka marrë malli ty? Thuaj më ka marrë malli për Sali Berishën dhe Ilir Metën, thuaji. Bëj foltore dhe ti, bashkohu me ta dhe bëni një trekëndësh dhe qani hallet. Unë jam këtu për shqiptarët dhe hallet e tyre. Dil hapur, mos u fshi. A do të ta plotësojnë ty demokratët dëshirën për të shkuar pas. Jo. Mua do të më kesh përballë, mua që të mbusha në 2011. Jo Sali Berishën. Ca miq, ke ti, ca miq kam dhe unë. Nëse të dukem i fortë, është problemi jot, i dobët s’kam qenë ndonjëherë. Ti po poshtëron veten për mënyrën se si flet këtu. Faktet të nxjerrin gënjeshtarë që ke qenë gjithmonë në politikë. Bashkia tjetër k shpenzuar 30 mln euro 14 shkolla. Këto janë të vërtetat. Burimi Partia Demokratike, Agjencia e Prokurimit Publik. Shifrat tuaja janë ilustruar këtu. Juve s’ju interesojnë këto, por borxhin ua ke shqiptarëve. Trekëndëshi i Bermudës i ka ditët e numëruara. Shpëtim, nga ajo për të cilën i keni hyrë në hak shqiptarëve nuk keni për të pasur. Gjërat kanë ndryshuar një herë e mirë. Një pas një brinjët e trekëndëshit të Bermudës do të bien. 15 veta që kontrollojnë tranzicionin do të japin llogari politikisht”, përfundoi Basha.
Por sonte ka reaguar kundërshtari i tij Astrit Patozi. Ai shkruan se “Ia mbërritëm më në fund edhe kësaj dite, që Lulzim Basha të flasë për rrezikun e trekëndëshit të Bermudës. Të drejtë ka, por kjo vlen vetëm për peshkatarët, që zgjedhin të gjuajnë brenda hapësirës së tij. Të cilēt mund ta paguajnë edhe me jetë çmimin e lundrimit në mes të rrezikut, por ata e dinë qysh në fillim dhe e kanë bërë vetë atë llogari.
Por jo për për të tjerët. Dhe aq më pak për Lulin, si pirat tokësor, i cili ka 16 vjet duke pritur në breg çdo anije, që shpëton nga stuhitë, për t’u marrë atyre, jo vetëm peshkun, por për t’u shkulur edhe rrjetat, kur është mundësia.
Ndaj edhe sot, jo rastësisht, menjëherë pas metaforës për Bermudën, u lexuan në parlament disa emra “peshkatarësh” me potencial të madh për t’u kollitur në doganën kurdoherë vigjilente të kunatit.
Një faturë e kripur të cilën ata tashmë të gjithë e kanë mësuar se i pret gjithmonë në port, edhe në rast se do të shpëtojnë gjallë nga trekëndëshi i vdekjes”, shkruan Patozi.
Me sa duket të gjithë kanë hallin e thesit të tyre financiar.
Punë dreqi! Asnjë nuk mendon për hallet e njërësve të thjeshtë.