Trëndafila të kuq për Grein, 19-vjeçari u v*a pa pasur faj
Grei Bihuci mbeti viktimë e një sherri që nuk kishte të bënte me të. Mes dhimbjes së madhe, familjarë dhe të afërm i dhanë sot lamtumirën e fundit. Kolegë dhe shokë kanë bërë homazhe në vendin e ngjarjes. Ata kanë vendosur trëndafila të kuq dhe qirinj bashkë me një foto të të riut. Grei mbeti viktimë e një sherri që nuk kishte lidhje aspak me konfiktin.
Konflikti ka nisur mes dy kushërinjëve Florjan dhe Klajdi Muka, të cilët sherrin e kanë pasur me Olsi Serjanin dhe një tjetër djal të mitur. Debatet kanë nisur në rrjetet sociale, fillimisht në rrjetin Snapchat për like, më pas në llogari të tjera të tyre. Kushërinjtë Muka, Serjani dhe shoku i tij i mitur (Nebi) e kanë lënë dje të takohen për t”u sqaruar.
Me Olsin ka qenë edhe Grei Bihuci, i cili nuk ka pasur asnjë lidhje me konfliktin. Sa janë takuar, biseda është agravuar në debat deri në përdorim thikash. Bihuci ka tentuar të ndalë sherrin, por mbeti vetë viktimë, pa asnjë lidhje me konfliktin.