Treni i linjës Shkodër-Laç përplas të moshuarën në Lezhë
Aktualitet E Martë, 25 Prill 2023 14:40
Një tren ka përplasur një grua 65-vjeçare këtë të martë në Lezhë.
Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Zejmen në Lezhë. Bëhet fjalë për trenin e pasagjereve të linjës Shkodër-Laç.
65-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Lezhës.
Polica ndodhet në vendngjarje për të hetuar rrethanat e aksidentit.
KOHA JONË SONDAZH

