Treni përplas dhe e tërheq zvarrë për 50 metra gruan në Sukth

 

Treni i linjës Tiranë-Durrës aksidentoi për vdekje sot një grua, teksa pamjet rrënqethëse si në filmat horror përveç se i morën jetën gruas, kanë terrorizuar edhe njerëzit e pranishëm në ngjarje.      

Gruaja ende  e paidentifikuar gjeti vdekjen e menjëhershme.

Ajo u përplas nga treni kur po tentonte të  kalonte shinat. Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të Sukthit, pranë stacionit të trenit.

Sipas policisë viktima është marrë zvarrë nga treni për gati 50 metra dhe nuk ka pasur asnjë shans të mbijetonte.

Nga ana e policisë po punohet për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet për një pakujdesi të gruas, e cila po kalonte shinat, në momentin kur po kalonte edhe treni.

Megjithatë, në këto raste mungesa e një roje apo qoftë edhe degradimi i hekurudhave shqiptare është ajo çka sjell edhe aksidente të tilla.

SHKARKO APP