Treni përplas për vdekje dy persona në Gjermani

Një tren pa përplasur për vdekje dy persona në Gjermani. Mediet vendase bëjnë me dije se viktimat ishin punëtorë të hekurudhës.

Ata po kryenin disa punime në shina në momentn që treni i ka përplasur për vdekje. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qytetit perëndimor gjerman të Këlnit sipas agjencisë gjermane të lajmeve dpa.

Deri më tani nuk dihet arsyeja se pse punëtorët po kryenin punime ndërsa linja hekurudhore ishte aktive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Punëtorët u përplasën nga një tren ekspres midis Hirt dhe Brill në North Rhine-Westphalia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Treni po udhëtonte nga Deti i Veriut për në Koblenz. Personeli i urgjencës , oficerë policie dhe psikologë ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e ngjarjes. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?