Treshja Llalla-Tahiri-Cani përgatisin arrestimet e bosëve të mëdhenjë në biznes

 

Sot kryeministri Rama ka bërë një plan dhe duhet përgëzuar nëse arrin ta çojë deri në fund luftën ndaj krimit financiar. Eshtë ky krim që mban gjallë çdo lloj krimi tjetër në këtë vend e duket se Adriatik Llalla që ka hetimin e prangat, Saimir Tahiri që ka sektorin kundër krimit ekonomik e policinë dhe  Shkelqim Cani me tatimet e doganat , pra kjo treshe mund e duhet të vendosin ligjin e rregull kudo e sidomos mbi bosët e mëdhenjë, të cilët qarkullojnë miliarda e miliarda lekë dhe paguajnë shuma qesharake.

Edi Rama duket se e ka gjetur se ku duhet të godasë e që janë "peshqit e mëdhenjë" të biznesit të cilët mbajnë politikanët  dhe këta të fundit garantojnë biznesin të mos paguajnë miliona euro buxhetit të shtetit. Siç duket po përgatiten arrestime të mëdha tek ata që kanë fshehur bilancet dhe fallsifikuar kontrata etj.

 

Edi Rama shkruan në Facebook ;

Sot në Sallën e Hartave, gjatë nënshkrimit të Memorandumit për Bashkëpunim në luftën kundër evazionit dhe informalitetit, mes Ministrisë së Financave, Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë së Përgjithshme, për një platformë bashkëpunimi në funksion të hetimeve në fushën financiare. Ashtu siç u provua edhe në rastin e operacionit kundër vjedhjeve në energji, ky bashkërendim forcash do të jetë çelësi i suksesit tonë edhe në këtë operacion, të cilit do i shkohet po njësoj deri në fund. Ky është një bashkëpunim që synon në radhë te parë zemrën e evazionit, që janë kompanitë e mëdha, shmangësit e mëdhenj të detyrimeve tatimore. Është koha për goditjen e duhur ndaj krimit financiar që prej 20 e kusur vitesh nuk është prekur kurrë në Shqipëri.

Operacioni ynë kundër informalitetit është një betejë për Shqipërinë që punon, Shqipërinë që paguan rregullisht detyrimet, Shqipërinë që fiton duke konkuruar ndershëm dhe duke respektuar ligjin. Çdo individ duhet të jetë i vetëdijshëm se çdo kupon i marrë është një kontribut i drejtpërdrejtë për të marrë mbrapsht paratë që i takojnë aitj vetë si qytetar, i takojnë komunitetit, i takojnë të moshuarve, i takojnë fëmijëve, për t’i marrë mbrapsht në formë investimesh.

SHKARKO APP