Tri gra rrëmbejnë dhe përdhunojnë një burrë

 

Policia e Afrikës së Jugut ka nisur një hetim, pasi një burrë u rrëmbye dhe u përdhunua nga tri gra.

Burri 33-vjeçar i paidentifikuar thuhet se u detyrua të futej në pjesën e prapme të një automjeti tip “BMW” e zezë, që drejtohej nga tri gra, të cilat u nisën në drejtim të Kwazakhele Township, Port Elizabeth.

Gratë e detyruan burrin që të pinte një "substancë të panjohur" para se ta përdhunonin atë, dhe t’i merrnin spermën në një qese plastike. Më pas ato e hodhën në rrugë burrin nga makina, rreth 500 km nga vendi ku ai u kap fillimisht, raporton Mail Online.

Efektivi Mncedi Mbombo tha se viktima ishte "ende i frikësuar" kur u gjet, dhe theksoi se, "ky është një rast me të vërtetë konfuz për ne, sepse ne kurrë nuk kemi dëgjuar për një gjë të tillë më parë”.

"Njeriu ishte plotësisht i ndërgjegjshëm dhe ai është ende i traumatizuar", tha ai Mail Online

SHKARKO APP